Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell.

Haradinaj ka theksuar se tash është koha që marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë t'i shndërrojnë me një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm, transmeton Telegrafi.


"Me Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell, shprehëm vullnetin e përbashkët për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe diskutuam për mundësitë e rritjes e investimeve nga kompanitë britanike në Kosovë", shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë "Mbështetjen e jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe ka ardhur koha t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm. Me Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell, shprehëm vullnetin e përbashkët për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe diskutuam për mundësitë e rritjes e investimeve nga kompanitë britanike në Kosovë. Të arriturat e vendit në avancimin e infrastrukturës ligjore, veçmas me Ligjin e Investimeve Strategjike, kanë hapur kapitull të ri për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe janë garantues për investitorët e huaj". /Telegrafi/

60297115 1175659942558418 2654548487693139968 o

60765926 1175659772558435 2741693073481269248 o

60951603 1175659522558460 5848181337436979200 o

60299775 1175659395891806 1557017222092685312 o