LAJMI I FUNDIT:

Hapen arkivat e Mbretërisë së Bashkuar: Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në, pavarësisht hezitimeve që kishte për organizatën

Hapen arkivat e Mbretërisë së Bashkuar: Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në, pavarësisht hezitimeve që kishte për organizatën

Tony Blair u këshillua të punonte me Ushtrinë Çlirimtare gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht se thuhet se besonin që ata [UÇK-ja] nuk ishin “shumë më të mirë se serbët”. Por, Blair po kërkonte t’i jepte fund krimeve kundër njerëzimit nga serbët, thuhet në dokumentet e Arkivit Kombëtar britanik të zbuluara të premten.

Blair, në atë kohë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, kishte drojë të madhe të shfaqet shumë pranë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftonte kundër forcave nacionaliste serbe të udhëhequra nga Sllobodan Milosheviq, shkruan theguardian.


“Në përgjithësi, pikënisja jonë në një konflikt si ky duhet të jetë se armiku i armikut tuaj është miku juaj”, thuhet në këshillën që i është dhënë Blairit.

Në një letër të përgatitur nga John Sawers, këshilltar për marrëdhënie të jashtme i Blairit dhe më vonë kreu i Shërbimit Sekret të Inteligjencës, thuhej se “ne jemi në rrezik të jemi shumë përbuzës. Ne nuk duam ta favorizojmë politikisht UÇK-në ndaj partive të tjera kosovare. Por ne duhet të llogarisim që UÇK-ja po bëhet shumë më e popullarizuar pas asaj që ka ndodhur [në luftërat jugosllave] dhe të pranojmë se ata janë e vetmja parti me një lloj ushtrie”.

Në letrën, dërguar Blairit dhe ndihmësve të tij të lartë, Sawersi vlerëson se do të ishte e pamundur të çarmatoset UÇK-ja pas konfliktit. Në vend të kësaj, këshilloi ai, do të ishte më mirë të punohej me organizatën për t’i shpallur zgjedhjet.

Në fund të letrës, lëshuar nga Arkiva Kombëtare e Zyrës së Kabinetit, një ‘dorë anonime’ ka shkruar, “jam dakord”.

Në shënim bëhet i qartë ankthi që brenda Mbretërisë së Bashkuar ka ekzistuar në lidhje me natyrën dhe shtrirjen e përfshirjes së vendit në konfliktin brutal që u zhvillua në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri në vitin 2001.

Ndërhyrjet e NATO-s përfshinë sulme ajrore kundër forcave të Milosheviqit, i cili vdiq në vitin 2006 duke u gjykuar për krime lufte.

Mbretëria e Bashkuar, nën udhëheqjen e Blairit, më pas do të bëhej një ndër mbështetësit kryesorë të UÇK-së nën udhëheqësin e atëhershme të Hashim Thaçit.

Ndryshe, ekipi i Blairit nuk ka pranuar të komentojë dokumentet e Arkivit Kombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori