LAJMI I FUNDIT:

Hap dyert panairi më i madh shqiptar “Global Albanian Gastronomy Festival”

Hap dyert panairi më i madh shqiptar “Global Albanian Gastronomy Festival”

Dje, në Berlin filloi panairi më i madh i tregtar shqiptar “Global Albanian Gastronomy Festival”.

Inaugurimi i këtij panairi ishte një ngjarje madhështore, e cila tërhoqi më shumë se 1000 vizitorë dhe ekzibitorë, dhe mbi të gjitha bëri bashkë shqiptarë nga të gjithë trevat dhe gastronomë nga e gjithë bota për të treguar potencialin tonë kulturor dhe ekonomik.  

Teksa në Berlin pritet 10 vjetori i “Open Ballkan”, 110 kompani ekzibitore nga Shqipëria, Kosova, Maqedononia e Veriut dhe Mali i Zi treguan se janë gati për tregun evropian me produktet dhe shërbimet e tyre cilësore. GAG Festival, përgjatë 2 dhe 3 tetorit, përvec panairit tregtar do të ketë 50 panelistë, 10 cooking show, 1 mbrëmje gala dhe një ceremoni të ndarjes së cmimeve. 

Inaugurimi u nderua me praninë e figurave të rëndësishme politike shtetërore, të cilët ndanë mesazhe frymëzuese për potencialin e gastronomisë shqiptare dhe impaktit të saj në gastro-diplomaci dhe gastro-turizëm.

Ndër ta ishin znj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës; z. Florian Hauer, Sekretar Permanent për Çështje Federale dhe Evropiane në Shtetin e Berlinit, z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë. z. Izet Mexhiti, Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut; znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë në Republikën e Kosovës. 

Pas fjalimeve frymëzuese, dita vazhdoi me katër panele të ndryshme që trajtuan tema të rëndësishme për “Agroturizmin Shqiptar – mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe Kosovë”, për “Potencialin Kapitalit të Diasporës Shqiptare në Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, për Historitë Frymëzuese të Gastronomëve Shqiptar kudo në botë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua shkollave profesionale, të cilat luajnë një rol kyç në formësimin e të ardhmes së sektorit të gastronomisë shqiptare. Në një skenë paralele kuzhinjerë të ndryshëm nga trevat shqiptare performonin “Cooking Shows”. Gjithashtu, u inagurua edhe në Berlin, gati për t’i eksportuar jashtë vendit edhe Bar’i Modular i gjithi “Made in Kosova”. 

Ky panair jo vetëm që promovoi kuzhinën shqiptare, por gjithashtu e shndërroi Berlinin në një qendër të kulturës dhe traditave shqiptare për një ditë, duke e bërë atë të flasë shqip.

Ky festival ishte një dëshmi e pasurisë kulturore shqiptare dhe një mundësi e shkëlqyer për të festuar identitetin tonë në një skenë ndërkombëtare.

Në trend Magazina

Më shumë
Krah për krah njëri - tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Krah për krah njëri - tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Magazina
Modelja australiane shkakton reagime me veshje provokuese në dasmën e vajzës së Sting në Siçili

Modelja australiane shkakton reagime me veshje provokuese në dasmën e vajzës së Sting në Siçili

Magazina
Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma

Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma

Magazina
Dafina Zeqiri thumbon bashkëpunëtorët e vjetër: Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë

Dafina Zeqiri thumbon bashkëpunëtorët e vjetër: Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë

Magazina
Sabrina Carpenter provokon me një fustan të kuq, shfaqet joshëse me shpinë të hapur

Sabrina Carpenter provokon me një fustan të kuq, shfaqet joshëse me shpinë të hapur

Magazina
Conor McGregor ‘kapet mat’ me një brune në momente të afërta në një plazh

Conor McGregor ‘kapet mat’ me një brune në momente të afërta në një plazh

Magazina
Kalo në kategori