Hansi Flick flet pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, duke pranuar se skuadra e tij mbetet e zhgënjyer, pavarësisht paraqitjes së mirë në ndeshjen e kthimit.
Barcelona fitoi 2-1 në “Metropolitano”, por u eliminua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-2, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 2-0.
“Jemi mjaft të zhgënjyer sepse ekipi ishte fantastik, edhe kur mbetëm me një lojtar më pak”, deklaroi Flick, duke iu referuar kartonit të kuq që mori Barcelona në fund të takimit me Eric Garcian.
Tekniku gjerman shtoi se skuadra duhet ta pranojë eliminimin dhe të punojë për sezonin e ardhshëm, ndërsa shtoi se duke i shikuar ndeshjet Barcelona e meritoi kalimin në gjysmëfinale.
“Duhet ta pranojmë këtë dhe të përmirësohemi për sezonin e ardhshëm. Mendoj se kishim shumë mundësi në pjesën e parë dhe më pas pësuam atë gol. Futbolli është kështu, duhet t’i bëjmë gjërat më mirë. Ekipi dha gjithçka, por nuk ia dolëm”.
We fought until the end. pic.twitter.com/6pY8zXfFM0
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 14, 2026
“Gjatë dy ndeshjeve, ne e merituam të arrinim në gjysmëfinale. Duhej të shënonim më shumë gola. Ishte vërtet e mundur. Sigurisht që jemi të zhgënjyer. Stafi, lojtarët, tifozët… duhet të mësojmë”, u shpreh Flick. /Telegrafi/





























