LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Do të ketë rritje të pensioneve dhe ndihmës sociale (Video)

Hamza: Do të ketë rritje të pensioneve dhe ndihmës sociale (Video)

Me buxhetin për vitin 2019 në shumë prej 2.37 miliardë euro, i cili ka kaluar në Qeveri dhe pritet të shkoj në kuvend në fund t ë muajt nëntor, është paraparë edhe rritja e pensioneve dhe e ndihmës sociale.

“Në Buxhetin e vitit 2019, do të ketë rritje të pensioneve. Ne i kemi buxhetuar tri skema të reja, siç është rasti për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, personat të paaftësuar në vendin e punës dhe kategoria e personave të dhunës seksuale”, ka treguar ministri i Financave, Bedri Hamza në një intervistë për Telegrafin


Sipas tij, personat të cilët marrin ndihmë sociale nga shteti do të kenë një rrije prej 40 për qind.

“Janë rritur pagesat për personat që janë me ndihmë sociale për 40 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje të pensioneve për pensionistët kontributdhënës do të jetë 15 për qind”, tha ministri Hamza. /Telegrafi/