LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber flet për krahasimet që i janë bërë me ish-të dashurën e Justin Bieber, Selena Gomez

Hailey Bieber flet për krahasimet që i janë bërë me ish-të dashurën e Justin Bieber, Selena Gomez

Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Bieber, së fundmi ka folur haptazi për disa nga gjërat që e kanë brengosur në lidhje me marrëdhënien e saj me yllin e muzikës pop.

Modelja 23-vjeçare, e cila u martua me krijuesin e hitit “Yummy” në vitin 2018, ka thënë se nuk është ‘lehtë’ të merret me kritikat që ka marrë, veçanërisht kur njerëzit kanë bërë krahasime mes saj dhe ish-partnereve të Justin – e më së shumti me këngëtaren Selena Gomez.


Hailey dhe Justin, 25-vjeçë, ishin duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në shfaqjen e tyre në Facebook ‘Watch The Biebers’, ndërsa zbuluan shumë të reja që mbase nuk i keni dëgjuar më parë.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (Foto: Instagram)

“E kisha shumë të vështirë me gjërat që thonë njerëzit. Ata kanë bërë përherë shumë krahasime dhe më kanë bërë të ndihem më pak nga çfarë jam. Është e vështirë kur njerëz të tjerë kanë fansa aq të zjarrtë sa nuk mund ta kuptojnë raportin apo se si lidhja funskionon në të vërtetë dhe vazhdojnë të të komentojnë ty”, ka thënë biondja.

Modelja thotë se ajo gjithmonë përpiqet të jetë personi më i mirë kur gjërat bëhen shumë, pasi ajo e di se ata që e kritikojnë janë duke kaluar një periudhë të keqe të vetes.

“Njerëzit mendojnë se dinë, ata shpikin detaje që nuk janë as të vërteta. Ka shumë njerëz që nuk i dinë të vërtetat”, vazhdon ajo.

Ndërkohë, Justin e pranoi se ka qenë ‘xheloz’ para se të martohej me Baldwin duke thënë, “Kisha shumë gjëra për të cilat duhet të punoja më shumë. Gjërat rrethh faljes, xhelozisë. Pasiguritë që kisha – që as nuk i kuptoja derisa zgjodha ta kaloj jetën time me ju”.

Justin Bieber dhe Selena Gomez (Foto: Getty Images/Guliver)

Justin dhe Bieber po ashtu këtë kohë kanë qenë shumë pranë fansave të tyre, madje çifti ka bërë vazhdimisht thirrje të qëndrojmë të sigurt në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori