LAJMI I FUNDIT:

Hahn me mesazh të fundit: Vota është për perspektivë pozitive për vendin (Cicërimë)

Hahn me mesazh të fundit: Vota është për perspektivë pozitive për vendin (Cicërimë)

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në rend dite e kanë pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në vigjilje të votimit që duhet të mbahet sot, Euro-komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në KE, Johannes Hahn ka shkruar në Twitter se pret votim PëR marrëveshjen dhe perspektivën pozitive për vendin dhe njerëzit.


“Këto janë ditë të rëndësishme për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Deputetët do të votojnë për marrëveshjen historike të Prespës, që e hap derën e vendit për integrimet euroatlantike. është votë për të ardhmen e vendit dhe perspektivën pozitive për njerëzit” ka shkruar Hahn.

Nuk dihet deri tani nëse do të ketë shumicë të dyfishtë, 80 deputetë që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Deputetët e Kuvendit duhet të votojnë për ndryshime kushtetutese të katër neneve të Kushtetutës së vendit ku do të shtohen “Maqedonia e veriut” dhe ndryshime tjera, të bazuara në marrëveshjen me Greqinë fqinje, që ndryshe njihet si Marrëveshja e Prespës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori