LAJMI I FUNDIT:

Khabib Nurmagomedov thotë se është i qetë në pension: Kam shtuar shumë peshë, nuk i rezistoj ushqimit dhe pijeve të gazuara

Khabib Nurmagomedov thotë se është i qetë në pension: Kam shtuar shumë peshë, nuk i rezistoj ushqimit dhe pijeve të gazuara

Ish-kampioni i peshave të lehta të UFC-së (deri në 70 kilogramë) Khabib Nurmagomedov doli në pension dy vjet më parë me një rekord perfekt 29-0 dhe që atëherë ai ka punuar si trajner dhe president i një promovimi të arteve marciale.

Duke folur në aksionin humanitar “Human Appeal” në Londër, ai tha se nuk i mungon praktikimi aktiv i arteve marciale të përziera, por edhe se nuk i kushton më shumë rëndësi ushqimit.


“Unë jam 93 kilogramë ose ndoshta 92 edhe pse nuk kam ngrënë ëmbëlsirë një natë më parë. Kur isha aktiv, isha rreth 85 kilogramë dhe “kam rënë” në 70 para luftërave. Kam shtuar pak peshë që nga ajo kohë, fundi i karrierës sime. Një nga gjërat me te vështira në jetë: “Gjithmonë jam përmbajtur nga të ngrënit. Kam me shume se 15 vjet qe mbaj dieta. Jam gjithashtu shume fetar, ndaj kam pasur kujdes me dietën time për këtë arsye ”, ka thënë luftëtari 33-vjeçar nga Dagestani.

Khabib theksoi se ndonjëherë është e vështirë të mos hahet kur ka ushqim në tryezën para tij.

“Unë mendoj se do të jetoj i lumtur në të ardhmen. Tani më duhet të stërvitem çdo ditë nga pesë orë për t’u rikthyer në 86 kilogramë. Do të vazhdoj të jem i lumtur dhe të pi Pepsi”, ka thënë ish-luftëtari legjendar i MMA.

Kujtojmë se pas daljes në pension, Khabib shpesh shihet si trajner në cepin e Islam Makhachev, Tagir Ulanbekov, Umar Nurmagomedov, Usman Nurmagomedov dhe luftëtarë të tjerë nga Dagestani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori