LAJMI I FUNDIT:

Gwyneth Paltrow ka recetën për martesë të suksesshme: Orari i këtillë na mëson të mbajnë shkëndijën në marrëdhënie!

Gwyneth Paltrow ka recetën për martesë të suksesshme: Orari i këtillë na mëson të mbajnë shkëndijën në marrëdhënie!

Aktorja është e bindur që sa më shumë kohë kaloni me bashkëshortin, martesa me siguri do të shkatërrohet

Gwyneth Paltrow (46) i ka befasuar fansat me detaje nga martesa e saj me Brad Falchuk, transmeton Telegrafi.


Aktorja holivudiane ka zbuluar që me bashkëshortin e saj praktikon marrëdhënie të pazakonshme të cilat i kanë zhvilluar sipas seksologut.

Në të vërtetë, bashkëshortët jetojnë sipas sistemit të posaçëm i cili nënkupton që katër ditë i kalojnë bashkë, ndërkaq tri ditët e tjetra ndaras.

Gwyneth dhe bashkëshorti i saj janë të sigurt: “Orari” i tillë na mëson si të vlerësojmë hapësirën reciproke personale dhe ndihmon që të mbajmë shkëndijë në marrëdhënie”.

“Të gjithë miqtë e mi të cilët janë të martuar thonë që orari ynë është i përsosur, ashtu që nuk duhet asgjë të ndryshohet”, thotë aktorja për “The Sunday Times”.

Mirëpo, fansat dyshojnë që marrëdhënia e herëpashershme martesore ka qenë vendimi i detyruar në jetën e çiftit, sepse Gwyneth një kohë të gjatë nuk ka shkuar mirë me fëmijët e Bradit.

Aktorja nuk e kishte të lehtë që të gjente gjuhën e përbashkët me tinejxherët, ndërkaq bashkëshortët janë detyruar të braktisin njëri-tjetrin për të ulur nivelin e stresit psikologjik në familje. /Telegrafi/