Këngëtarja e njohur Gwen Stefani ka zbuluar se këshilla më e mirë që mund t’u japë çifteve është që të ftojnë një “palë të tretë” në martesën e tyre – dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë person tjetër, por për Zotin.
55-vjeçarja tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i muzikës country Blake Shelton, varen pikërisht nga besimi dhe prania e Zotit për të mbajtur marrëdhënien e tyre të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
E ftuar në emisionin The Drew Barrymore Show, Stefani foli hapur për rolin që forca hyjnore ka në lidhjen e saj me Sheltonin, 48 vjeç. Si një katolike e devotshme, ajo tregoi se besimi ka qenë shtylla e marrëdhënies që nga fillimet e tyre në vitin 2015, kur u njohën si trajnerë në spektaklin The Voice.

Në atë kohë, Gwen po kalonte një divorc të vështirë nga Gavin Rossdale, me të cilin ka tre fëmijë: Kingstoni (18), Zuma (16) dhe Apollo (11), ndërsa Shelton po përfundonte martesën me këngëtaren Miranda Lambert. “Të dy ishim në kaos. Asgjë nuk mund të na shpëtonte në atë moment,” ka treguar Stefani më parë për revistën People. “Në një çast i thashë: ‘Nuk mundem më të flas me ty. Është çmenduri. Kam mjaft probleme. Kjo nuk funksionon më. As mesazhe, asgjë më’”.
Megjithatë, Blake nuk hoqi dorë. Ai ia dërgoi Gwen-it një këngë të papërfunduar, duke i propozuar ta shkruanin bashkë – e kështu lindi dueti i tyre “Go Ahead and Break My Heart”, publikuar në vitin 2016. “Besoj se ai donte vërtet të më impresiononte,” tha Gwen. “Ai nuk shkruan më këngë si dikur, por unë e adhuroj të shkruarit e këngëve. Është mënyra si ndjej që kam vlerë, që kam një qëllim”.

Çifti u martua në korrik të vitit 2021, në një ceremoni intime në fermën e Sheltonit në Oklahoma. Blake ka rrëfyer më pas se ishte pikërisht Gwen ajo që e frymëzoi të besohej më shumë në Zot dhe ta bëjë pjesë të përditshme të jetës së tij. “Ajo më bëri të shkoj për herë të parë në kishë,” ka thënë ai për Fox News. “Ishte koha për të kthyer faqen. Nëse heq Zotin nga kjo histori, asgjë nuk ka kuptim. Por kur e vendos Atë në qendër, çdo gjë që ka ndodhur mes nesh merr kuptim”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Miley Cyrus shpërthen në lot në videoklipin e këngës “More to Lose”, dyshohet se mund të jetë për Liam Hemsworth

Rihanna rikthehet më në fund në muzikë me një këngë të re – por fansat nuk janë të gjithë të lumtur

Robert De Niro mbërrin në Kanë me vajzën e tij Helen: Kjo është paraqitja e saj e parë publike që nga viti 2015

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

"Shndrit, shndrit", momenti kur përfaqësuesi i Norvegjisë këndon me zemër këngën "Zjerm" kur Shkodra Elektronike performoi në Eurovision
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2
Ewan McGregor e la gruan për Mary Elizabeth, ndërsa tash e ka braktisur edhe dashnorja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë