LAJMI I FUNDIT:

Gundogan raportohet të ketë nënshkruar kontratë dyvjeçare me Barcën

Gundogan raportohet të ketë nënshkruar kontratë dyvjeçare me Barcën
(Foto: Getty Images)

Mungon vetëm njoftimi zyrtar i transferimit të Ilkay Gundogan te Barcelona, bëjnë të ditur burime të ndryshme.

Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka kontratë me Manchester Cityn vetëm deri në fund të këtij muaji, ashtu që e ka zgjedhur Camp Noun si destinacionin e ardhshëm.


Eksperti transferimeve, Fabrizio Romano, bën të ditur se marrëveshja është arritur dhe është nënshkruar nga palët.

Gundogan ka zgjedhur Barcelonën?
Lexo po ashtu Gundogan ka zgjedhur Barcelonën?

32-vjeçari është pajtuar të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin katalunas që do të jetë valide deri në qershor 2025, si edhe e ka përfshirë opsionin e vazhdimit për një vit tjetër.

Gundogan ka qenë pjesë e Cityt nga viti 2016 kur u transferua nga Borussia Dortmundi dhe ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, dy Kupa FA, katër Kupa EFL dhe dy Community Shield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori