LAJMI I FUNDIT:

Gudjohnsen: Ndeshja më e rëndësishme në historinë tonë

Gudjohnsen: Ndeshja më e rëndësishme në historinë tonë

Sulmuesi i Islandës, Eidur Gudjohnsen ka folur për ndeshjen e radhës që Kombëtarja e tij do ta zhvilloi kundër Anglisë.

Sipas ish-anëtarit të Chelseat e Barcelonës, ndeshja ndaj Anglisë është më e rëndësishmja në historinë e Islandës.

“Për ne përballja me Anglinë është e veçantë, sepse futbolli anglez ka pasur një ndikim shumë të madh tek ne”.


“Çdo islandez në të gjitha brezat ka qenë tifoz i një skuadre angleze. Prandaj unë shoh një lidhje të ngushte me futbollin anglez. Gjëja më e rëndësishme për në është fakti që kemi kaluar grupin”.

“Gjatë dy viteve të fundit çdo ndeshje ndërkombëtare që kemi luajtur e kemi menduar si sfidën më të madhe të historisë së futbollit tonë. Dhe tani kemi arritur në këtë moment historik”.

“Me Anglinë do të jetë sërish ndeshja më e madhe e historisë së futbollit tonë. Në futboll gjithçka është e mundur. Jemi realistë për mundësitë tona dhe për faktin se mund të jemi nënvlerësuar, por do të bëjmë të pamundurën për të qëndruar në Evropian”, përfundoi Gudjohnsen. /Telegrafi/