LAJMI I FUNDIT:

Guardiola po e kërkon Fabregasin te City

Guardiola po e kërkon Fabregasin te City

Cesc Fabregas është duke kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Chelseat.

Me ardhjen e trajnerit italian Maurizio Sarri, Fabregas nuk është preferuar shumë në formacionin bazë.


Kontrata e spanjollit përfundon në verën e vitit 2019 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin.

Reprezentuesi i Spanjës ka kërkuar largimin nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fabregas – Ibe, duel gjatë ndeshjes (Getty Images)

Milan dhe Napoli janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e mesfushorit.

Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti anglez Manchester City.

Ka qenë Pep Guardiola që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta transferojnë Fabregasin.

City po mendon të dërgojë një ofertë simbolike prej gjashtë milionë euro në drejtim të Chelseat për Fabregasin. /Telegrafi/