LAJMI I FUNDIT:

Guardiola pas fitores ndaj Realit: Rezultati mund të ishte më i mirë, por jam shumë krenar

Guardiola pas fitores ndaj Realit: Rezultati mund të ishte më i mirë, por jam shumë krenar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas ndeshjes me Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku ka treguar se ndihet krenar me paraqitjen e ekipit të tij.

City kishte dy herë epërsi prej dy golave në ndeshjen ndaj Real Madridin, të cilën e dominoi, por në fund fituan me rezultat të ngushtë 4-3.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kevin de Bruyne (2’), Gabriel Jesus (11’), Phil Foden (53’) dhe Bernardo Silva (74’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Karim Benzema (33’, 82’) dhe Viniciur Junior (55’).

City fiton festivalin e golave ndaj Realit, por gjithçka vendoset në Madrid
Lexo po ashtu City fiton festivalin e golave ndaj Realit, por gjithçka vendoset në Madrid

Kjo fitore e ka kënaqur pjesërisht trajnerin e Cityt, Guardiolan, i cili e ka vlerësuar kundërshtarin, por ka shtuar se mund të fitonin më thellë.

“Ne ishim aty gjatë gjithë kohës dhe duhej të mbroheshim mirë – ishim aty, nuk kam ankesa për rezultatin apo golat – asgjë – jam shumë krenar”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Bëmë gjithçka që mundëm për të fituar dhe patëm guxim me dhe pa top. Tani rikuperohemi për ndeshjen ndaj Leeds dhe më pas shkojmë në Madrid”.

Notat e lojtarëve: Man City 4-3 Real Madrid, spikatin De Bruyne dhe Benzema
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Man City 4-3 Real Madrid, spikatin De Bruyne dhe Benzema

“Të dyja skuadrat kanë cilësi të jashtëzakonshme në fushë – rezultati është ai që është dhe ne do të udhëtojmë në Spanjë javën e ardhshme dhe do të përpiqemi të bëjmë mirë”.

“Rezultati mund të ishte më i mirë, por ju duhet të bëni shumë mirë gjatë dy ndeshjeve”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori