LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i impresionuar nga Ghoulam, e dëshiron në janar

Guardiola i impresionuar nga Ghoulam, e dëshiron në janar
Ghoulam (Getty Images)

Pep Guardiola është impresionuar shumë nga Faouzi Ghoulam i Napolit dhe dëshiron që ta transferojë në janar mbrojtësin në Manchester City.

Reprezentuesi i Algjerisë fitoi një penallti, e cila u konvertua në gol nga Amadou Diawara, në humbjen e Napolit 2-1 në Ligën e Kampionëve në Etihad.

Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)

Interi dhe Juventusi tashmë ishin të lidhur fort me Ghoulam, tani gazeta spanjolle Mundo Deportivo pretendojnë se Guardiola është joshur nga performancat e tij.

Manchester City dëshiron ta nënshkruajë me Ghoulam në mes të sezonit, veçanërisht me dëmtimin e rëndë të gjurit të mbrojtësit të majtë, Benjamin Mendy.

Kontrata aktuale e algjerianit do të skadojë në fund të sezonit, kështu që në teori ai mund të pajtohet me një klub të ri në janar për një transferim të lirë verën e ardhshme.

Ghoulam është njëri nga lojtarët kryesor të Napolit

Negociatat janë në vazhdim e sipër për të nënshkruar një marrëveshje të re dhe është raportuar sot në Itali se klubi ka rënë dakord të paguajë pagën e kërkuar nga lojtari, por ka ende çështje mbi klauzolën e lirimit.

Ghoulam dëshiron që ajo të jetë në rajonin e 25 milionë eurove, ndërsa Napoli do të preferonte që ajo të jetë diku te 35-40 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori