LAJMI I FUNDIT:

Guardiola flet për shumë gjëra rreth Bayernit

Guardiola flet për shumë gjëra rreth Bayernit

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka folur në prag të ndeshjes në kampionat kundër Stuttgartit, duke u ndalur në një sërë temash.

Titulli në Gjermani dhe dëmtimi i Arjen Robben mbi të gjitha. Duke folur për titullin Pep ka thënë se Bayerni nuk duhet të presë gabimet e Dortmundit për të siguruar titullin në Gjermani.

“Do të kisha dashur të kisha fituar kampionatin dhe të mendoja vetëm për Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, por fakti që titulli është ende i hapur është diçka normale në një garë të gjatë e të fortë. Në 6 javët e fundit në mjaftojnë 4 fitore dhe një barazim për t’u shpallur kampion”.

“Në këtë kohë në sezonin e kaluar ishim shpallur kampionë por kjo nuk ishte normale. Këtë sezon duhet të fitojmë më shumë ndeshje për t’ia arritur. Unë jam i sigurt se Borussia do të shkojë në Gelsenkirshen dhe do të fitojë ndaj Schalkes, ndaj dhe ne duhet të fitojmë. Ndoshta kjo është e mirë për ritmin tonë”.

“Mendoj se si ne dhe Wolfsburgu kemi shanse për të shkuar më tej. Wolfsburgu ka arritur një fitore të madhe sepse të mundësh Realin pa pësuar gol jo gjithkush mund ta bëjë”.

“Nuk e di se kur do të kthehet Arjen dhe për këtë më vjen vërtet keq. Me sa kam parë nuk besoj se do të jetë gati as në javën e ardhshme”.

“Dortmundi e Liverpooli për Ligën e Kampionëve? Të them të drejtën më ka pëlqyer shumë si ndeshje. Ishte një ndeshje tipike për Champions dhe kjo sepse të dy këto ekipe kanë cilësitë për ta bërë një gjë të tillë”.

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Përfaqësueset
Luis Diaz thyen heshtjen pas ofertës së Barcelonës, konfirmon të ardhmen

Luis Diaz thyen heshtjen pas ofertës së Barcelonës, konfirmon të ardhmen

Ndërkombëtare
Zbulohen dy kushtet e Bayern Munichut për të shitur Joshua Kimmichin

Zbulohen dy kushtet e Bayern Munichut për të shitur Joshua Kimmichin

Bundesliga
Një muaj pas humbjes nga Usyk - Tyson Fury shihet shumë i dehur, goditi shtyllën me kokë posa doli nga lokali

Një muaj pas humbjes nga Usyk - Tyson Fury shihet shumë i dehur, goditi shtyllën me kokë posa doli nga lokali

Boks
Ylli i Man Cityt preferon kalimin te Real Madridi para opsioneve tjera

Ylli i Man Cityt preferon kalimin te Real Madridi para opsioneve tjera

Ndërkombëtare
U dënua me nëntë vite për dhunimin e shqiptares, Robinho fillon punë në burg

U dënua me nëntë vite për dhunimin e shqiptares, Robinho fillon punë në burg

Ndërkombëtare
Kalo në kategori