LAJMI I FUNDIT:

‘Guardiola është trajneri më i mirë në botë’ – Messi tregon edhe katër lojtarët me të cilët është ndier më komod në fushë

‘Guardiola është trajneri më i mirë në botë’ – Messi tregon edhe katër lojtarët me të cilët është ndier më komod në fushë
(Foto: Getty Images)

Lionel Messi e ka përshkruar Pep Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë dhe i ka thënë emrat e katër lojtarëve me të cilët është kënaqur më së shumti duke luajtur.

Në një intervistë për gazetën kineze, TTPlus, superylli argjentinas ka folur për kohën e mrekullueshme të kaluar te Barcelona duke i dhënë nderime ish-trajnerit dhe disa prej ish-bashkëlojtarëve të tij ndër vite.


“Jam ende në kontakt (me Guardiolan). Fitimi i Ligës së Kampionëve këtë herë (me Manchester Cityn) dëshmon se ai është trajneri më i mirë në botë, e ka merituar ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka thënë sulmuesi i ri i Inter Miamit.

Messi lëshon deklaratë të çuditshme rreth Topit të Artë të këtij viti
Lexo po ashtu Messi lëshon deklaratë të çuditshme rreth Topit të Artë të këtij viti

Lidhur me lojtarët, me të cilët është ndier më komod duke luajtur, Messi i ka listuar katër emra: “(Luis) Suarez, Xavi, Neymar, (Samuel) Eto’o…”.

Është e qartë se 35-vjeçari ka akoma dashuri të madhe për Barcelonë, megjithatë përkundër përpjekjeve të mëdha, katalunasit nuk e bindën që të rikthehej në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori