LAJMI I FUNDIT:

Guardiola dhe Mourinho ‘luftë’ për ‘Lojtarin e vitit në Gjermani’

Guardiola dhe Mourinho ‘luftë’ për ‘Lojtarin e vitit në Gjermani’

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho janë në ‘luftë’ për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit,  Pierre-Emerick Aubameyang.

Tashmë trajnerët do t’i drejtojnë skuadrat Manchester City dhe Manchester United dhe një derbi lokal i madh ka rilindur .


Flitet se çmimi i Aubameyang është 83 milionë euro dhe të dy skuadrat janë të interesuara ta paguajnë këtë çmim.

Lojtari është zgjedhur si ‘Lojtarin e vitit në Gjermani’.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Të dy menaxher e United dhe Cityt janë të interesuar për lojtarin që po ashtu kërkohet edhe  nga Real Madrid.

Manchester Evening News shkruan se të dy skuadrat po ashtu janë të interesuara për Lionel Messin, që mbetet një ëndërr për të gjitha skuadrat. /Telegrafi/