LAJMI I FUNDIT:

Grupi anglez akuzohet se i ka ofenduar të sëmurët psikikë (Foto)

Grupi anglez akuzohet se i ka ofenduar të sëmurët psikikë (Foto)

Rok grupi i njohur anglez, “Kasabian”, është vënë në shënjestër të kritikave për shkak të videoklipit të ri, “You’re In Love With a Psycho”.

Organizata të ndryshme që merren me të mbrojtjen e të drejtave të sëmurëve mendorë, kanë reaguar duke e akuzuar grupin se i ofendojnë dhe përqeshin njerëzit me sëmundje mentale.


Frontmeni Tom Meighan ka pasur vet probleme mendore (YouTube)

Në klip shfaqen anëtarët e bendit me rroba të të sëmurëve duke marrë barna, ndërsa më pas vallëzojnë me pacientët tjerë në sallë. Pjesë e videos muzikore janë edhe prezantuesi televiziv, Noel Fielding dhe aktori Stephen Graham.

Organizatat që angazhohen për ndërrimin e sjelljes së opinionit ndaj personave që kanë probleme mendore, kanë thënë se grupi vetëm sa i përkeqëson gjërat.

Pjesë e klipit është edhe prezantuesi dhe komiku, Noel Fielding (YouTube)

“Përdorimi i fjalës i çmendur në këngën, i shoqëruar me një klip muzikor në të cilin paraqiten njerëzit që shtiren si pacientë psikiatrikë, nuk ndihmon aspak, është i dëmshëm dhe pikëllues, në kohën kur shoqëria po largohet nga stereotipet e trishtuara dhe të zymta”, thuhet mes tjerash në komunikatën e tyre. /Telegrafi/

Pjesë nga videoja muzikore (YouTube)