LAJMI I FUNDIT:

Gruevski do të përfshihet në raportin e PE-së për Maqedoninë

Gruevski do të përfshihet në raportin e PE-së për Maqedoninë
Foto: Arkiv

Rasti me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari do të gjendet në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, i cili mbas gjashtë ditëve do të jetë përpara deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grupi i Socialdemokratëve Evropian dhe i të Gjelbërve kanë dorëzuar amendamente me të cilat kërkojnë të rishqyrtohet azilin të cilën Hungaria i dha Grevskit dhe ta ekstradonte atë, ndërsa për gjykimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë të konstatohet se ishte i plotë dhe transparent.


“Ne besojmë se proceset legjislative të Maqedonisë duhet të vazhdojnë në përputhje me procedurat në vend dhe Nikolla Gruevski duhet t’i përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë. Ne i bëjmë thirrje Hungarisë, si një shtet anëtar e BE-së, të respektojë sundimin e ligjit, i cili është një parim themelor i Bashkimit Evropian, për vendet anëtare dhe vendet kandidate në mënyrë të barabartë, dhe të ekstradojë Nikolla Gruevskin në Shkup. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet relevante kombëtare dhe ndërkombëtare, duke theksuar se këto gjykime nuk duhet të politizohen”, thuhet në një nga dy amendamentet e Social Demokratëve.

Në amendamentin tjetër kërkohet që në raport të thuhet se Gruevski u dënua nga gjykatat e Maqedonisë me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës nga një gjyq transparent, se aktgjykimi u konfirmua nga disa gjykata dhe se ai ishte akuzuar dhe i përfshirë në hetime të tjera penale.

Për amendamentet e socialdemokratëve pritet mbështetja e shumicës, duke përfshirë edhe Partinë Popullore Evropiane, ku bënë pjesë edhe kryeministri hungarez Viktor Orban./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori