LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Nuk kthehem në Maqedoni, gjyqësori në duart e Zaevit – Mickoski aleat i tij

Gruevski: Nuk kthehem në Maqedoni, gjyqësori në duart e Zaevit – Mickoski aleat i tij

Ish-Kryeministri Nikola Gruevski, gjatë një interviste për gazetën serbe “Politika” ka theksuar se shumica në Maqedoninë e Veriut druajnë nga kthimi i tij eventual.

Ai është shprehur i prerë se nuk kthehet në vend, siç thotë, derisa gjyqësori është në kthetrat e Zaevit, kurse Mickoski është aleati i tij.


Gruevski ka komentuar edhe akuzat në adresë të BDI-së se po punon për kthimin e tij në vend, madje duke përmendur 23 tetorin si datën e kthimit.

“Deklaratat e politikanëve shqiptar dhe maqedonas janë të afërt me folklorin e Mickoskit dhe Zaevit. Këtë jemi duke e parë tashmë rreth një muaji. Politikanët e papjekur mendojnë se përjetësisht do të jenë të fuqishëm” tha Nikolla Gruevski për ”Politika”.

Në intervistën për median serbe, Gruevski riafirmon qëndrimin se ekziston një bashkëpunim midis ish-Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, konfirmimi për marrëveshjen Zaev – Mickoski është bërë nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski I cili gjatë një interviste ka theksuar se në selinë partiake të socialdemokratëve, Zaevi e ka njoftuar udhëheqësinë e LSDM-së për përmbajtjen e bisedimeve me Mickoskin.

“Tashmë kjo nuk është sekret, e as informatë e paverifikuar. Fatkeqësisht, në vend që të luftojë për ta mposhtur Zaevin në skenën politike dhe të ndihmojë në parandalimin e padrejtësive që përmes përndjekjes politike është zbatuar ndaj meje edhe ish-bashkëpunëtorëve të mi, Mickoski është bërë aleat me kreatorin e përndjekjes politike”, deklaroi Gruevski për ”Politika”.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, ish-Kryeministri Gruevski ka potencuar se tashmë ka kaluar një muaj nga miratimi i tyre dhe është e qartë se këto ndryshime nuk janë bërë për të, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një spin afatshkurtër.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori