LAJMI I FUNDIT:

Gruaja shtatzënë e Tyson Furyt feston fitoren bashkëshortit duke e quajtur atë “më të madhin e të gjitha kohërave”

Gruaja shtatzënë e Tyson Furyt feston fitoren bashkëshortit duke e quajtur atë “më të madhin e të gjitha kohërave”

Paris Fury ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale të shtunën një fotografi të ëmbël të saj duke u përqafuar me bashkëshortin e saj, boksierin Tyson pasi ai e mbajti me sukses titullin e tij botëror në kategorinë WBC në pesha të rënda, kundër Dillian Whyte.

Nëna e gjashtë fëmijëve, 32 vjeçe, e quajti Tysin si ‘më të madhi e të gjitha kohërave’ në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në InstaStory, pas fitores së tij në ring në stadiumin “Wembley”, shkruan DailyMail.


Fotografia vjen pasi Paris ishte fotografuar për herë të parë që kur u pretendua se ajo është në pritje të fëmijës së saj të shtatë me bashkëshortin Tyson – vetëm disa orë para ndeshjes së tij të madhe për titull.

Më herët të shtunën, miku i boksit të Tysonit, Carl Froch, pretendoi se Parisi po pret edhe një herë fëmijë, gjatë një paraqitje të tij në mëngjesin e BBC-së të së shtunës.

Gruaja e Tyson Furyt, Paris është shtatzënë me fëmijën e shtatë të çiftit
Lexo po ashtu Gruaja e Tyson Furyt, Paris është shtatzënë me fëmijën e shtatë të çiftit

Dhe Parisi ishte veshur me një kostum të bardhë, i cili përbëhej nga një bluzë e bardhë, pantallona dhe një xhaketë sportive me pupla.

Përpara se të nisej për të parë ndeshjen e burrit të saj, Paris kishte publikuar disa fotografi mahnitëse duke treguar dukjen e saj.

Ajo i kishte rregulluar flokët e saj të kaçurrela voluminoze, duke u dukur mjaft atraktive.

Vetëm disa orë përpara se boksieri 33 vjeçar, të përballej me Dillian Whyte, 34 vjeç, në stadiumin “Wembley” për mbrojtjen e titullit në kategorinë WBC – pesha të rënda, shoku i tij Carl, 44 vjeç, tha në BBC: “Ai ka pesë ose gjashtë fëmijë? Nuk dua ta kuptoj gabim, por ai ka shumë fëmijë”.

Nuk kaloi shumë dhe 32-vjeçari shtoi: “Mendoj se Paris, gruaja e tij, është shtatzënë sërish”.

Tyson tashmë ka gjashtë fëmijë duke përfshirë Venezuelan, 12 vjeçe, Prince John James, nëntë, Prince Tyson II, pesë, Valencia, katër dhe Prince Adonis Amaziah, tre dhe Princess Athena, tetë muajshe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Magazina
Kalo në kategori