LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Rooneyt përfshihet në një aksident, por shpëton pa lëndime

Gruaja e Rooneyt përfshihet në një aksident, por shpëton pa lëndime
Coleen Rooney (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Coleen Rooney është përfshirë në një aksident komunikacioni në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’rast është dëmtuar shumë vetura e saj, Honda 4×4.

Gruaja e futbollistit Wayne Rooney ka pësuar aksident në afërsi të shtëpisë së tyre dhe fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

“Coleen ka pësuar një aksident të keq derisa po e voziste veturën familjare”, ka thënë një burim për The Sun.

“Fatmirësisht, Coleen ka shpëtuar pa asnjë gërvishtje, por automjeti është shkatërruar. Njëra anë e veturës ka hyrë krejt brenda”.

“Nuk ka dyshim se ajo është tronditur në atë moment, por Coleen është shprehur e lumtur që askush nuk është lënduar”, ka shtuar burimi.

Coleen Rooney (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Coleen është zhvendosur në Maryland së bashku me Wayne dhe katër djemtë e tyre në muajin shtator të vitit të kaluar, pasi Rooney nënshkroi për DC United.

Vet futbollisti ka pasur probleme me ligjin në SHBA, pasi ishte arrestuar në aeroport në gjendje të dehur në muajin dhjetor. /Telegrafi/