LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e kryeministrit të Singaporit vë në “siklet” çiftin Obama (Foto)

Gruaja e kryeministrit të Singaporit vë në “siklet” çiftin Obama (Foto)

Bashkëshortet e qeveritarëve zgjedhin veshjet më elegante dhe aksesorët më të shtrenjtë kur vizitojnë SHBA.

Por Ho Ching, bashkëshortja e kryeministrit të Singaporit, ka vepruar krejt ndryshe.


Ajo ka zgjedhur një çante dore 15 dollarë, me një copë xhins të thjeshtë me figura dinozaurësh, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhe.

Kjo grua i bëri burrit të saj një befasi të mrekullueshme, derisa po fotografoheshin! (Foto)
Lexo po ashtu Kjo grua i bëri burrit të saj një befasi të mrekullueshme, derisa po fotografoheshin! (Foto)

Në të vërtetë nuk ishte një çantë nga ato që jemi mësuar zakonisht; kjo çante është dizenjuar nga një student autik singaporian i Shkollës Pathlight, shkolla e parë në vend e fokusuar tek autizmi.

19 vjeçari Seetoh Sheng Jie ishte i fiksuar pas dinozaurve që në fëmijëri, përcjell Tema, dhe prandaj ka zgjedhur të printojë një çante të tillë.

Meqë ra fjala çdo artikull i krijuar nga studentet e Shkollës Pathlight shitet nga shitësit me pakicë, dhe dizenjuesit marrin honorare me shitjen e këtyre artikujve.

Me këtë çantë të re, .Ho Ching, ka mbështetur këtë ide madhështore.

Ho Ching drejton Shoqaten e Autizmit në Singapor, e cila dhe ka filluar këtë projekt.

e1

e2

e3