LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Eric Abidal tani është e dyshuar në rastin Kheira Hamraoui

Gruaja e Eric Abidal tani është e dyshuar në rastin Kheira Hamraoui

Tani rasti në lidhje me sulmin ndaj lojtares së Paris Saint-Germain, Kheira Hamraoui, ka marrë edhe një kthesë dramatike, me gruan e ish-lojtar të Barcelonës, Eric Abidal tani duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur në makinën e shoqes së skuadrës Aminata Diallo e cila pasi doli si e dyshuar fillestare, nuk është më në qendër të hetimeve të policisë.


Në vend të kësaj, Diallo po ndihmon në zgjidhjen e çështjes dhe ka përcjellë një emër të lidhur drejtpërdrejt me të kaluarën e afërt të Hamraoui në Barcelonë, atë të Hajet Abidal.

Eric Abidal lidhet me rastin e sulmit në Kheira Hamraoui
Lexo po ashtu Eric Abidal lidhet me rastin e sulmit në Kheira Hamraoui

Siç raportohet nga Le Monde, Eric Abidal do të merret në pyetje si pjesë e hetimit për sulmin ndaj Hamraoui pasi doli se telefoni i Hamraoui ishte regjistruar në të vërtetë në emrin e tij.

Qasja në telefonatat e bëra dhe marrë nga lojtarja franceze, si dhe vetë deklarata e Diallos në lidhje me kërcënimet e supozuara nga gruaja e Abidal në të kaluarën, kanë vënë në gatishmëri policinë parisiene.

Aminata Diallo mohon se ajo ishte pjesë e sulmit ndaj bashkëlojtares Kheira Hamraoui
Lexo po ashtu Aminata Diallo mohon se ajo ishte pjesë e sulmit ndaj bashkëlojtares Kheira Hamraoui

Për më tepër, sipas gazetës franceze L’Equipe, vetë Hamraoui do ta kishte telefonuar drejtpërdrejt Eric Abidalin, nëse gruaja e tij do të konsiderohej e aftë për një incident të tillë.

Prandaj, bazuar në informacionet nga L’Equipe, përfshirja e Haayet mund të ishte një hakmarrje personale për një lidhje të mundshme dashurie midis Eric Abidal dhe Kheira Hamraoui.

Është konfirmuar se, në një moment gjatë sulmit, një nga personat me maskë kishte goditur atë dhe i kishte thënë që trë mos flinte me burra të martuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori