LAJMI I FUNDIT:

Aminata Diallo mohon se ajo ishte pjesë e sulmit ndaj bashkëlojtares Kheira Hamraoui

Aminata Diallo mohon se ajo ishte pjesë e sulmit ndaj bashkëlojtares Kheira Hamraoui

Lojtarja e ekipit të femrave të PSG-së, Aminata Diallo, ka mohuar të ketë ndonjë përfshirje në sulmin ndaj bashkëlojtares Kheira Hamraoui, pasi u mor në pyetje në fillim të kësaj jave.

Diallo pushtoi ballinat e mediave ndërkombëtare këtë javë kur ajo u arrestua nga policia për një incident që përfshin Hamraouin, me këtë të fundit të sulmuar nga dy burra.


Lojtarja e akuzuar thuhet se ishte duke e çuar shoqen e saj të skuadrës në shtëpi kur u zunë pritë nga dy persona të maskuar, të cilët sulmuan këmbët e Hamraouit.

Arrestohet futbollistja e PSG-së: Pagoi që t’ia thyejnë këmbët bashkëlojtares për t’i zënë vendin në formacionin startues
Lexo po ashtu Arrestohet futbollistja e PSG-së: Pagoi që t’ia thyejnë këmbët bashkëlojtares për t’i zënë vendin në formacionin startues

Diallo u arrestua nga policia për akuzat se ajo kishte organizuar sulmin, me të dy lojtaret që konkurronin për të njëjtin vend në ekipin e PSG -së.

Tashmë 26-vjeçarja është liruar nga paraburgimi dhe ka dhënë një deklaratë në lidhje me akuzat.

“Aminata Diallo shpreh keqardhjen për dramatizimin krejtësisht artificial të një rivaliteti mes saj dhe Kheira Hamraoui, i cili do ta justifikonte atë që të kundërshtonte bashkëlojtaren e saj”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga avokati i saj.

Diallo played against Real Madrid. Image: PA Images

“Kjo teori nuk korrespondon në asnjë mënyrë me natyrën e vërtetë të marrëdhënies së tyre”.

“Tani po shikohen pista të tjera shumë më serioze nga hetuesit, të cilat nuk e implikojnë në asnjë mënyrë klientin tim”.

Hamraoui celebrating a Champions League victory whilst at Barcelona. Image: PA Images

“Aminata Diallo shpreh keqardhje për zhurmën mediatike që e kishte dënuar tashmë, pa bazë, dhe dëshiron të theksojë se nuk do të hezitojë të mbrojë të drejtat e saj përmes veprimeve ligjore, nëse është e nevojshme, kundër çdo shpifjeje”, thuhet më tej.

Lëndimet e Hamraouit, të pësuar gjatë sulmit, nënkuptonin se ajo humbi ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, të cilën Diallo e filloi përpara se të merrej në pyetje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori