Antoine Griezmann ka rrëfyer se si ka arritur ta joshë bashkëshorten e tij, Erika Choperena.
Ylli francez u takua me gruan e tanishme para më shumë se një dekade, gjatë kohës sa luante te Real Sociedadi. Ata e filluan lidhjen në vitin 2011, ndërsa u martuan në vitin 2017.
Në autobiografinë e titulluar “Getting to the Top of World Football”, Griezmann ka pranuar se iu desh kohë që t’ia fitonte zemrën Erikas.
(Foto: Instagram/eri_chope)
“Erika studionte në një shkollë afër vendit ku unë stërvitesha, disa herë na u kryqëzuan rrugët dhe filluam t’i shkruanim njëri-tjetrit. Për një vit e gjysmë, i dërgoja mesazhe, përpiqesha që ta josh”, ka treguar ai.
Më në fund, 31-vjeçari ia doli dhe tash çifti i martuar kanë tre fëmijë bashkë.
(Foto: Instagram/eri_chope)
Erika, një psikologe e kualifikuar për fëmijë, e ka mbështetur bashkëshortin për suksese të shumta, duke përfshirë lavdinë në Kampionatin Botëror në Rusi, si edhe për vendimet e tij në ndërrimin e klubeve. /Telegrafi/