LAJMI I FUNDIT:

Griezmann gati për El Clasico: Shpresoj të jem aktori kryesor

Griezmann gati për El Clasico: Shpresoj të jem aktori kryesor

Antoine Griezmann ndihet në formë dhe gati për El Clasico e tij të parë.

Sulmuesi i Barcelonës thotë se këto sfida i ka para nga televizori dhe ishin spektakolare.


Ai ndjehet i lumtur që do të jetë në fushë në një ndeshje të tillë.

“Jam shumë i lumtur dhe me shumë dëshirë. Do të jetë një ditë e madhe dhe shpresoj që të jem në formën time më të mirë për të bërë një ndeshje të madhe”.

“El Clasico e parë? Është një ndeshje që e pret e gjithë bota, një duel shumë i rëndësishëm si për tifozët, ashtu edhe për lojtarët”.

“Ishte gjithmonë bukur t’i shikoje këto ndeshje në televizor, ndërsa tani është një ëndërr që do t’i luaj. Shpresoj të jem aktor kryesor”, ka thënë Griezmann. /Telegrafi/