LAJMI I FUNDIT:

Grezda është gati për Kombëtaren: Kam lënë mbrapa lëndimin, duam gjashtë pikët

Grezda është gati për Kombëtaren: Kam lënë mbrapa lëndimin, duam gjashtë pikët

Eros Grezda ishte lojtari i tjetër i përfaqësueses kuqezi që doli në konferencë për shtyp në ditën e parë grumbullit.

Sulmuesi anësor i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Christian Panucci, foli për gjendjen e tij fizike, dy ndeshjet e radhës dhe pritshmëritë e kuqezinjve në eliminatoret e evropianit.


Forma jote? Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë makismumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta.

E ndjen veten gati? Për sa kohë që jam këtu do jem gati në çdo vend. Nuk ka rëndësi luaj në të djathtë ose në të majtë.

Sadiku? Jam shumë i lumtur që është rikthyer. Shpresoj të kombinojmë në fushë dhe të bëjmë më mirë. Merremi vesh shumë mirë me të dhe do të bëjmë më të mirën.

Basti me trajnerin? Do të bëjmë maksiminumin për veten tonë dhe pastaj për trajnerin.

Gerard apo Panucci? Më shumë këshilla më ka dhënë Panucci, të dy janë profesionist dhe e bëjnë punën shumë mirë.

6 pikë? Duhet të shkojmë për gjashtë pikë, pasi luajmë më Turqinë në shtëpi dhe me një ekip me të vogël se vetja. Në Europianin e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe këtë herë do të bëjmë të njëtën gjë kemi një grup shumë të mirë, duam të bëjmë gjithë kombin krenar.

Dëmtimi? Kur u dëmtova më thanë se ishte serioze. Gjëja e parë që më shkoi në mendje është mos të humbasë kombëtaren, ndihem shumë mirë kam punuar dhe me trajner privat, për të arritur këto sfida.

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori