LAJMI I FUNDIT:

Grezda e Sadiku në radarin e skuadrave italiane

Grezda e Sadiku në radarin e skuadrave italiane

Ndeshja e ëndrrave me Italinë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës ndaj Kombëtares italiane, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, do të jetë një shans i shkëlqyer edhe për lojtarët e kombëtares tonë.

Në fakt janë të shumtë emrat e talenteve që angazhohen në skuadrën e udhëhequr nga Christian Panucci që do të vëzhgohen në detaje nga agjentët e Serisë A.


Duket se Kombëtarja shqiptare ka në përbërje të saj emra të shumtë që janë të destinuar për t’u katapultuar në Serinë A duke ndjekur gjurmët e Etrit Berishës, Thomas Strakoshës, Arlind Ajetit apo Elseid Hysajt.

Shqipëri - Itali: Formacionet e mundshme, Ventura me 4-2-4
Lexo po ashtu Shqipëri - Itali: Formacionet e mundshme, Ventura me 4-2-4

Për sfidën me Italinë Panucci, mendon një Shqipëri me mesfushë të mbipopulluar ku spikat prezenca e të “italianizuarve” Migjen Basha dhe Ledian Memushaj, ndërkohë që çelësin e sulmit e ka i vetëm Armando Sadiku.

Sulmuesi i lindur në Elbasan në vitin 1991, që aktualisht impenjohet me Legia Varsavian e Polonisë do të jetë një ndër emrat që do të monitorohet me më  shumë  kujdes nga agjentët italianë.

Në fakt Sadiku ishte pranë transferimit te Sampdoria në merakton verore të 2016, por kërkesat e larta të Zyriut bënë që akordi të mos arrihej. Gjithsesi, Sampdoria nuk është klubi i vetëm italian që ka lakuar emrin e sulmuesit tonë 26 vjeçar: Edhe Chievo është vënë në gjurmët e tij, duke qenë se në muajin janar me shumë probabilitet do t’i duhet të bëjë llogaritë edhe me largimin e Roberto Ingleses.

Candreva ka arritur në Shqipëri me bashkëlojtarët italianë, ai është me origjinë arbëreshe nga ana e babait (Foto)
Lexo po ashtu Candreva ka arritur në Shqipëri me bashkëlojtarët italianë, ai është me origjinë arbëreshe nga ana e babait (Foto)

Nga ana tjetër Eros Grezda talenti i sulmit 22-vjeçar, mund të zbarkojë te Genoa në të ardhmen e afërt. Aktualisht Grezda luan me Osijekun e Kroacisë , tek i cili u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit për rreth një milionë euro.

I shpejtë  në duelet direkte dhe i paparashikueshëm, Grezda mund të jetë një alternativë interesante për të ardhmen e sulmit të Genoas. Gjithashtu, ai është në vëzhgim edhe të Lazios, ku drejtori sportiv Igli Tare, është gjithnjë vigjilent ndaj talenteve të rinj shqiptarë. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori