Greqia i është bashkuar vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për të kundërshtuar planin e Brukselit për të ulur konsumin evropian të gazit me 15 për qind për të kompensuar një rënie në furnizimet ruse.
“Qeveria greke, në parim, nuk e miraton propozimin e Komisionit Evropian për të ulur konsumin e gazit natyror me 15 për qind”, tha zëdhënësi i qeverisë Janis Ekonomou.
Dje, Komisioni Evropian kërkoi nga njëzet e shtatë evropianët që të ulin vullnetarisht konsumin e gazit me 15 për qind për tetë muajt e ardhshëm, ndërsa propozoi masa për të përballuar ndërprerjen e mundshme të furnizimeve ruse me atë energji.
Sipas atij plani, i cili duhet të diskutohet në Këshillin Evropian më 26 korrik, parashikohet që çdo vend të bëjë të pamundurën për të ulur konsumin e gazit me të paktën 15 për qind nga mesatarja e pesë viteve të fundit nga gushti i këtij viti deri në mars të vitit të ardhshëm, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Reduktimet fillestare do të ishin vullnetare. KE-ja ka kërkuar gjithashtu fuqinë për të futur reduktime të detyrueshme në të gjithë BE-në, në rast se “ka një rrezik të konsiderueshëm të mungesave serioze të gazit ose kërkesës jashtëzakonisht të lartë” për produktin energjetik.
Në kundërshtim me këtë plan, Greqia iu bashkua qëndrimit të shprehur zyrtarisht nga Portugalia dhe Spanja.
Ministri grek i Energjisë, Kostas Skrekas tha për radion lokale se Greqia po bashkohet me vendet anëtare që kundërshtojnë propozimin e Brukselit dhe përmendi Italinë, Spanjën, Portugalinë, Francën, Maltën dhe Qipron.
Ministri shpjegoi se duke ditur se 70 për qind e gazit që importon Greqia përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, një ulje e tillë do të çonte në ndërprerje në furnizimin e familjeve dhe kompanive.
Ai tha se Greqia ka marrë tashmë një sërë masash për të kufizuar konsumin e saj të gazit, i kërkoi grupit publik PPC të dyfishojë prodhimin e linjitit dhe lë opsionin për të kaluar pesë termocentrale me gaz në naftë nëse është e nevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City