LAJMI I FUNDIT:

Grant Holloway vë rekord të ri në garën 60 metra me pengesa

Grant Holloway vë rekord të ri në garën 60 metra me pengesa
(Foto: Instagram/flaamingoo_)

Atleti amerikan Grant Holloway thyen rekordin botëror të garës së 60 metrave me pengesa. 23-vjeçari nga Shtetet e Bashkuara e ndali kronometrin në 7”29, duke u bërë në këtë mënyrë edhe i pari atlet në historinë e “mbretëreshës së sporteve”, që zbret poshtë kohës 7”30 në garën më të shkurtër me pengesa, në aktivitetet indoor.

Bie kështu një ndër rekordet më të vjetër në historinë e këtij sporti në salla të mbyllura, rekord i cili i përkiste atletit të famshëm britanik Collin Jackson. Sprinteri amerikan ishte duke përjetuar një formë të shkëlqyer, madje dy javë më herët, pikërisht më datën 9 shkurt në Lievin të Francës 23-vjeçari nga Virginia fiksoi kohën e dytë më të shpejtë në garën e 60 metrave me pengesa në garat indor – transmeton SuperSport.


Suksesi më i madh në karrierë për atletin nga Shtetet e Bashkuara përpara këtij rekordi ishte medalja e artë në kampionatin e fundit botëror, që u zhvillua në Katar dy vjet më parë, në Khalifa International Stadium të Dohas, ku Grant Holloway mposhti rusin Sergey Shubenkov dhe francezin Pascal Martinot–Lagarde, për të ndalur kronometrin në kohën 13”10.

(Foto: Instagram/flaamingoo_)

Këtë herë gjithçka u arrit në Mitingun e Madridit, në salla të mbyllura në World Indoor Tour, ku Grant Holloway fluturoi për të fiksuar kohën rekord 7”29. Në vendin e dytë u rendit kampioni I botës në salla të mbyllura, atleti britanik Andreë Pozzi me kohën personale më të shpejtë të sezonit 7”51.

Rekordi i vjetër në garën e 60 metrave me pengesa në salla të mbyllura ishte vendosur në marsin e vitit të largët 1994 nga ish-atleti I famshëm uellsian Collin Jackson me kohën 7”30. Fillimisht në garat kualifikuese sprinteri nga Shtetet e Bashkuara mbeti vetëm 0,02” larg rekordit 27-vjeçar të atletit të mirënjohur britanik, megjithatë 23-vjecari nga Chesapeake duket se e kishte ruajtur më të mirën pikërisht për në finalen e madhe.

Përveç shpërblimit prej 20.000 dollarësh për titullin kampion në World Indoor Tour fituesit e cdo disipline përfitojnë edhe një ftesë për hyrjen e drejtpërdrejtë në kampionatin e ardhshëm botëror të sallave të mbyllura, që do të zhvillohet vitin tjetër në Beograd. Grant Holloway garon në disiplinat e 60, 60 metrave me pengesa, 110 metrave me pengesa, kërcim së gjati si dhe në garën e stafetës në 400 metra.

(Foto: Instagram/flaamingoo_)

Në garën klasike të 110 metrave me pengesa në ambiente të hapura rekordi botëror 12” 80 siç dihet mbahet nga bashkëkombësi i tij Aries Merritt, që është vendosur në shtatorin e vitit 2012 në Bruksel, ndërsa Grant Holloway krenohet në këtë disiplinë me kohën e 18 më të shpejtë të gjitha kohërave, 12”98, të regjistruar në Teksas në Austin afërsisht 21 muaj më parë.

Një tjetër aktivitet I rëndësishëm indoor do të startojë pikërisht në Kontinentin e Vjetër javën e ardhshme, bëhet fjalë për kampionatin evropian të sallave të mbyllura, që do të zhvillohet nga data 4-7 mars në Qytetin e Torunit, në Poloni.

(Foto: Instagram/flaamingoo_)A

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori