LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka do të jetë tre muaj jashtë fushave pas lëndimit ndaj Tottenhamit

Granit Xhaka do të jetë tre muaj jashtë fushave pas lëndimit ndaj Tottenhamit

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka pritet të jetë tre muaj jashtë fushave shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen e Ligës Premier ndaj Tottenhamit.

Arsenali mposhti Tottenhamin të dielën me rezultat 3-1 në derbin e javës së gjashtë në Ligën Premier.

Megjithatë, klubi nga Emirates humbi shërbimet e yllit shqiptar, Granit Xhaka, i cili u detyrua ta lëshoj fushën shkaku i lëndimit.

Xhaka u lëndua gjatë një dueli me Lucas Mouran në minutën e 80-të të ndeshjes, duke u larguar nga fusha duke çaluar.

Lëndimi i djaloshit nga Prishtina u mendua se është i rëndë, por Xhaka ka shpëtuar relativisht mirë.

Është klubi i Arsenalit që ka dhënë përditësime në lidhje me lëndimin e tij duke thënë se pritet të mungojë tre muaj.

“Përveç dëmtimit të gjurit të tij të djathtë gjatë ndeshjes të së dielës kundër Tottenham Hotspur, vlerësimet dhe skanimet kanë konfirmuar se Granit Xhaka pësoi një dëmtim të rëndësishëm në ligamentin e tij mesatar të gjurit”.

“Një konsultë specialiste u zhvillua në Londër të martën në mbrëmje e cila ka përcaktuar se nuk kërkohet operacion për lëndimin e Granitit”.

Xhaka ka pësuar rupturë të ligamentit, por jo të ACL-së
Lexo po ashtu Xhaka ka pësuar rupturë të ligamentit, por jo të ACL-së

“Programi i rimëkëmbjes dhe rehabilitimit të Granitit do të fillojë menjëherë dhe ne po synojmë që ai të kthehet në aksion për afërsisht tre muaj”.

“Të gjithë në klub tani do të mbështesin dhe punojnë shumë me Granitin për ta kthyer atë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori