LAJMI I FUNDIT:

Xhaka ka pësuar rupturë të ligamentit, por jo të ACL-së

Xhaka ka pësuar rupturë të ligamentit, por jo të ACL-së
(Foto: Twitter/SCI/Instagram)

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, nuk ka pësuar lëndim të ligamentit kryqëzues të përparmë (ACL) në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenham Hotspur, mirëpo ai pritet të mungojë për një periudhë më të gjatë.

Futbollisti shqiptar ka vazhduar të komandojë në mesfushë edhe këtë sezon, mirëpo u detyrua ta lëshonte fushën më herët në fitoren e Topçinjve në Emirates Stadium.


Lucas Moura u përplas papritur mbi këmbën e 29-vjeçarit, i cili në atë moment kishte ndier dhimbje të madhe dhe më pas u largua nga loja.

(Foto: Instagram/Twitter/JBtm)

Fatmirësisht për Xhakën, lëndimi nuk është aq i rëndës sa ka mundur të jetë dhe ai e ka shmangur një shkëputje eventuale të ACL (ligamentit kryqëzues të përparmë) – atë që i ndodhi qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, në sezonin e kaluar.

Sipas gazetës zvicerane, Blick, Arsenali ka marrë lajmin se mesfushori ka pësuar rupturë në ligamentin e brendshëm të gjurit të djathtë që skuadra e konsideron më me fat në krahasim me rupturën eventuale të ACL.

Xhaka do të mungojë së paku nga gjashtë deri në tetë javë, që do të thotë se do t’i mungojë Arsenalit dhe Zvicrës në disa sfida të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori