LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka i mashtroi të gjithë tifozët me festimin që bëri pas golit, reagimi i Xabi Alonsos është bërë viral

Granit Xhaka i mashtroi të gjithë tifozët me festimin që bëri pas golit, reagimi i Xabi Alonsos është bërë viral

Granit Xhaka e ka mashtruar të gjithë stadiumin me festimin interesant që ka bërë pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi për t’i dhënë epërsinë Leverkusenit në duelin ndaj Mainzit.

Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë në histori nën urdhrat e Xabi Alonsos.

Xhaka shënoi në minutën e tretë të takimit për avantazhin e Leverkusenit duke shënuar një super gol që la të shtangur portierin kundërshtar.


Goditja nga distanca, portieri në ‘gjumë’ - Granit Xhaka realizon super gol për Bayer Leverkusenin
Lexo po ashtu Goditja nga distanca, portieri në ‘gjumë’ - Granit Xhaka realizon super gol për Bayer Leverkusenin

Por, kishte shqetësime të mëdha menjëherë në mesin e tifozëve, Xabi Alonsos dhe stafit të trajnerëve, pasi Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.

Sidoqoftë, ky ishte thjesht një mënyrë e festimit të golit, teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong.

Kujtojmë se ky ishte goli i parë i Xhakës me fanellën e Leverkusenit dhe i pari për të në Bundesliga që prej vitit 2015, atëbotë kur ishte lojtar i Borussia M’Gladbach./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori