LAJMI I FUNDIT:

Granit Cana flet për raportet me Fifin pas daljes nga ‘Big Brother’: U takuam, por jo gjithçka shkoi mirë

Granit Cana flet për raportet me Fifin pas daljes nga ‘Big Brother’: U takuam, por jo gjithçka shkoi mirë

Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në Big Brother sidomos në raportin e tij me Ffifin.

Në një rrëfim për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, ai ka folur për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu është larguar nga Big Brother.


“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh”, është shprehur ai.

Graniti thotë se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë.

Granit Cana në mbështetje të Fifit edhe nga jashtë: Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, në të mirë e në të keq
Lexo po ashtu Granit Cana në mbështetje të Fifit edhe nga jashtë: Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, në të mirë e në të keq

“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”.

Nga ana tjetër Genta Cana, motra e Granitit thotë se hyrja e Granitit në shtëpi kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë e familjes.

“Graniti nuk ka qenë i përgatitur, pasi nuk ka parë edicionet paraprake të Big Brother”, deklaroi Genta Cana.

Ajo thotë se është vërshuar nga shumë komente negative për deklaratën e saj në lidhje me Granitin.

“Jam munduar të sqarohem qoftë me familjarët e Fifit apo publikun por nuk pata shumë hapësirë që këtë gjë ta bëjë gjatë transmetimit të Big Brother”, deklaroi tutje Genta Cana. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori