LAJMI I FUNDIT:

Grabovci: Limaj e ka derën hapur në PDK (Video)

Grabovci: Limaj e ka derën hapur në PDK (Video)

Pas mbarimit të luftës, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi vendosën qe më disa ish përfaqësues të UÇK-së  të themelojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

Bashkërisht arritën t’i fitojnë zgjedhjet  e vitit 2007 dhe  dolën si partia e parë në vend duke e zhvendosur  LDK-në në vendin e dytë dhe duke ia humbur asaj primatin që e mbante që nga themelimi.


Mirëpo, vite me vonë, Limaj dhe Krasniqi i ndanë rrugët me PDK-në duke formuar një subjekt të ri.

Vet Limaj pranon se nuk ka qenë e lehtë qe të braktiste PDK-në.

Limaj në emisionin Politikë në Tribuna Channel, thotë se ka investuar në PDK me krejt potencialin e tij.

Megjithatë ai thotë se PDK ishte shmangur nga vlerat për të cilat ishin bashkuar.

E nga ana tjetër, ish bashkëpartiaku i Limajt, Adem Grabovci, thotë se lidershipi i Nismës e ka derën e hapur në PDK.

Edhe Grabovci thotë se bashkë me Limajn dhe Krasniqin kanë kaluar proceset më të rëndësishme për vendin.