LAJMI I FUNDIT:

Gotze e kërkon transferimin në Ligën Premier

Gotze e kërkon transferimin në Ligën Premier

Mario Gotze thotë se një lëvizje në Ligën Premier e tërheq atë pasi ai shpreson të arrijë ëndrrën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ylli i PSV-së e ka rinovuar karrierën e tij në Holandë që kur kaloi në Eindhoven në vitin 2020 pas një periudhe të vështirë në Borussia Dortmund.

Kontrata e Gotze me PSV është deri në vitin 2024, por mesfushori sulmues tashmë po shikon lëvizjen e tij të radhës.

Gotze tha për Sports Illustrated : “Gjithmonë e kam bërë misionin tim që me të vërtetë dua të fitoj Ligën e Kampionëve”.

“Kjo do të ishte diçka që unë do të doja të arrij akoma. Dua, nuk duhet. Mendoj se konkurrenca është thjesht e jashtëzakonshme”.

“Tani kam bërë hapin nga Bundesliga në Holandë për të parë dhe përjetuar diçka të re. Njohja vetëm Bundesligën, në të cilën luajta për 10 vjet. Megjithatë, me qëllimin tim të lartpërmendur, dua të luaj në nivelin më të lartë në Evropë, mundësisht në Itali ose Spanjë”.

Gotze vazhdon ta ëndërrojë Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Gotze vazhdon ta ëndërrojë Ligën e Kampionëve

“Liga Premier me garimin e saj të ekuilibruar gjithashtu më tërheq mua”, ka shtuar më tej ai.

Gotze u bashkua me trajnerin gjerman Roger Schmidt në PSV, por 55-vjeçari do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Sulmuesi 29-vjeçar mund të zgjedhë ta ndjekë atë pasi ai kërkon të vazhdojë karrierën e tij nën trajnerin e duhur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori