LAJMI I FUNDIT:

Google: Top 10 kërkimet e vitit 2012

Google: Top 10 kërkimet e vitit 2012

Në vitin që po e lëmë pas, vëmendja e botës është lëkundur mes ngjarjeve tragjike, interesante dhe në disa raste edhe qesharake. Dhe padyshim se secila prej këtyre ngjarjeve ka kaluar nëpër klikimet e shumta të shfletuesve të internetit – duke filluar prej puthjes mbretërore në Angli, tek modeli i fundit i iPad dhe kërcyesin e guximshëm nga stratosfera.

Sipas raportit të fundit të motorit më të madh të kërkimit në botë, Google.com, thuhet se nga miliarda kërkime në internet, diva e muzikës Whitney Houston ishte temë më në trend, e përcjell edhe nga kënga e famshme e bendit Korean PSY – Gangnam Style, e cila është afër arritjes së 1 miliard klikimeve në YouTube.

Në vendin e tretë, sipas Google, është super-stuhia e dëmshme Sandy, e cila ka rrëzuar shumë objekte dhe ka përmbytur pjesë të Bregdetit Lindor në mes të një fushate presidenciale në SHBA.


Kërkimet tjera të mëdha, të cilat ishin në trend në nivel global ishin edhe temat si: tableti më i ri i Apple, iPad 3 dhe Diablo 3, video-loja e famshme.

Në top dhjetëshe, si temat më të kërkuara të vitit ishin edhe Kate Middleton, e cila bëri bujë me fotot e saj skandaloze dhe shtatëzëninë e saj mbretërore, Lojërat Olimpike në Londër, Amanda Todd, një tinejxhere kanadeze e cila bëri vetëvrasje të befasishme pas kërcënimeve të marra online, Michael Clarke, aktori i “Green Mile” i cili vdiq pas sulmit në zemër në shtator të këtij viti, edicioni i 12 i “Big Brother në Brazil”. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Android e kalon Nokian!

Android e kalon Nokian!

Teknologji
Kalo në kategori