LAJMI I FUNDIT:

Google shpërndanë një përditësim të kamerës në serinë Pixel 6 – përmirësohet Night Sight

Google shpërndanë një përditësim të kamerës në serinë Pixel 6 – përmirësohet Night Sight

Pamja e re dhe e përmirësuar Night Sight u prezantua dhe debutoi për herë të parë me serinë Pixel 7 dhe siç ishte premtuar, kompania tani po sjell funksionin më të fundit të kamerës në familjen e saj të vjetër Pixel 6.

Megjithatë, siç vuri në dukje 9to5Google, shiriti i ri i zmadhimit që pamë në telefonat Pixel 7 nuk arriti në Pixel 6.


Në çdo rast, përmirësimet e Night Sight nuk janë diçka e vogël. Tani veçoria është më e shpejtë pasi kërkon një kohë ekspozimi 50 për qind më të shkurtër, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Si rezultat, fotot Night Sight kanë më pak turbullira dhe janë dukshëm më të mprehta. Përveç modalitetit të dedikuar të natës, Google bashkë me Bracketing ka punuar në HDR+ për të reduktuar “zhurmën” elektronike.

Kur kaloni te Night Sight, pronarët e Pixel 6 do të vërejnë një ndryshim të ri që i lejon ata të zgjedhin midis një Night Sight të shpejtë ose një më të ngadaltë me më shumë ekspozim.

Gama vendoset midis 2 dhe 6 sekondave, në varësi të skenarit. Në mjedise të ndriçuara mirë, nuk do t’ju duhet ekspozimi prej 6 sekondash.

Thuhet se versioni 8.8 i Google Camera është duke u përhapur gjerësisht, kështu që mund të provoni ose të përditësoni përmes Play Store ose të prisni për përditësimin automatik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Kalo në kategori