LAJMI I FUNDIT:

Google ndalon gjeneratorin e imazheve Gemini, Inteligjenca Artificiale krijoi fotografi të pasakta historike

Google ndalon gjeneratorin e imazheve Gemini, Inteligjenca Artificiale krijoi fotografi të pasakta historike

Google njoftoi sot se ka ndaluar funksionin e gjenerimit të imazheve përmes Inteligjencës Artificiale (AI) “Gemini” pasi tha se ofron “pasaktësi” në fotot historike.

Përdoruesit në mediat sociale ishin ankuar se mjeti i AI gjeneron imazhe të figurave historike – si Etërit Themelues të SHBA-së – si njerëz me ngjyrë, duke e quajtur këtë të pasaktë.


Google ka deklaruar përmes platformës X se funksioni i AI mund të “gjenerojë një gamë të gjerë njerëzish. Dhe kjo është përgjithësisht një gjë e mirë sepse njerëzit në mbarë botën e përdorin atë”.

Por, ai tha se funksionit të softuerit “po i mungon diçka”, duke shtuar se gjigandi i teknologjisë “po punon për të përmirësuar menjëherë këto lloj përshkrimesh”.

Google postoi një deklaratë të përditësuar të enjten, duke thënë se do të ndalojë funksionimin e Geminit për të gjeneruar imazhe të njerëzve dhe do të ri-lëshojë së shpejti një version “të përmirësuar”.

Mjeti gjenerues i imazhit u prezantua në fillim të muajit shkurt, i cili më parë quhej Bard. Ajo po përballet me sfida në një kohë kur Google po përpiqet të arrijë hapin me OpenAI të mbështetur nga Microsoft. Këtë muaj, ai gjithashtu riemërtoi Bardin, konkurrentin e ChatGPT në Gemini. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Vëllezërit

Vëllezërit

Teknologji
Kalo në kategori