LAJMI I FUNDIT:

Google lanson sistemin operativ Honeycomb Android 3.0

Google lanson sistemin operativ Honeycomb Android 3.0

Google ka lëshuar një video në YouTube e cila paraqet sistemin e fundit operativ Honeycomb Android 3.0, i cili është projektuar veçanërisht për kompjuterët tablet.

Sistemi i ri operativ i dedikuar vetëm për tablet përfshin një numër të konsiderueshëm të ideve dhe funksioneve të reja, duke filluar prej desktopit 3D – pjesë e sistemit operativ Bumptop, të cilin Google e ka përvetësuar së fundmi.

Përveç kësaj, Google ka arritur edhe të krijojë një pamje të re, më ndryshe nga platforma standarde Android.


Në përgjithësi, thuhet se sistemi i ri operativ Honeycomb Android 3.0, do ta fuqizojë edhe më shumë platformën Android, pasi që platforma e re e dedikuar për tablet përveç pamjes së freskuar do të punojë në pajisjet me dy bërthama (dual-core). / Telegrafi /