Google Fi merr edhe një tjetër riemërtim, tani e tutje do të quhet Google Fi Wireless
Google Fi tani quhet Google Fi Wireless pas riemërtimit të tretë në historinë 8 vjeçare të shërbimit MVNO. Për të festuar emrin e ri, Google po e shton edhe lidhjen me orët e mençura, një testim gratis për një periudhë 1 javore dhe një aplikacion të rifreskuar për një navigacion më të lehtë të planit.
Planet e Fi Wireless tani do të mbështesin jo vetëm Pixel Watch, por edhe serinë e orëve të mençura të Samsung Galaxy Watch5.
Mbështetja për të gjitha orët e mençura po zgjerohet në planin Unlimited, ndërsa më parë, ishte në dispozicion vetëm në Unlimited Plus dhe Flexible. Pajisjet mund të qëndrojnë të lidhura pa telefon pa ndonjë kosto shtesë, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Shtimi i një linje të re në çdo plan do të ofrojë një telefon falas – një zgjedhje mes Samsung Galaxy A14, Pixel 6A ose Moto G Power.
Megjithatë, telefonat do të duhet të mbesin brenda planit për 2 vite, dhe vlera e pajisjes do të rimbursohet përmes krediteve të faturave çdo muaj. Tërheqja e hershme nga plani do të thotë që duhet të paguani çmimin e telefonit, në varësi të kohës së mbetur.
Aplikacioni Google Fi Wireless është më i përshtatshëm për familjen, duke i mundësuar pronarit që të kufizojë se kush mundet të telefonojë apo t’u dërgojë mesazh fëmijëve brenda grupit.
Aplikacioni i ridizajnuar është ende duke u shpërndarë, dhe që në muajt në vijim do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk
Mësohet koha kur do të dalë GTA VI
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore