LAJMI I FUNDIT:

Google favorizon Nokian

Google favorizon Nokian

Pohimi i pazakontë është paraqitur para disa ditësh në të cilin theksohet se kompania Nokia do të merr krejt ndihmën e mundshme nga ana e kompanisë Google kur bëhet fjalë për pajisjen e cila shfrytëzon versionin Honeycomb të Androidit.

Ky prodhues finlandez i telefonave celularë është marrë parasysh së bashku me prodhuesit HTC, Motorola, LG e Samsung për ndarjen e prioriteteve për projekte.

Tani për tani nuk dihet se çfarë ka bërë Nokia që në këtë mënyrë të inkurajojë bashkëpunimin e drejtpërdrejt.


Ndryshe, Nokia ka këmbëngulur se kurrë nuk do të përdorë sistemin operativ mobil Android në telefonat e saj duke thënë se ky sistem nuk ofronte asgjë të veçantë që do ta dallonte atë nga prodhuesit tjerë. /Telegrafi/