0Shares

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Në mesjavë, apo më saktë të martën dhe mërkurën mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e katërta të grupeve në ligën elitare të klubeve evropiane.

Shumica e ndeshjeve janë fituar nga favoritët, por ka pasur edhe rezultate befasuese.

Kane zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve Kane zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Edhe këtë javë ka pasur gjithashtu futbollistë që kanë shkëlqyer në aspektit individual duke shënuar gola vendimtar dhe të bukur.

I tillë është edhe ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar një gol të bukur ndaj ish-skuadrës së tij, Manchester United.

Goli i Ronaldos i shënuar me gjysmë-vole pas asistimit të Leonardo Bonuccit është zgjedhur si më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo në garë për golin mposhti Milan Pavkov e Crvena Zvezdas, Raheem Sterlingun dhe Otavion e Portos.

Ndryshe ky ishte vetëm goli i parë i sulmuesit portugez në këtë sezon të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)