eksperti-banner

Eden Hazard ka shënuar golin më të mirë në Ligën Premier për muajin shkurt.

Anësori i Chelseat po përjeton një super-formë këtë sezon, duke shënuar shumë gola dhe bërë asistime për skuadrën e tij.


Njëri nga golat e tij ka zënë vend edhe në çmimet e muajit që ndahen nga Liga Premier.

Goli i shënuar ndaj Arsenalit, ku Hazard kalon disa futbollist kundërshtar është shpallur si goli më i mirë për muajin shkurt.

“Njëri nga golat më të mirë që kam shënuar në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Hazard pasi ka pranuar çmimin, transmeton Telegrafi.

hazard1 1

“Unë nuk isha duke menduar për të shënuar, por hap pas hapi erdhëm afër golit”, përfundoi ylli belg.

Ndryshe, ndeshja në fund u fitua me rezultat 3-1 nga djelmoshat e Antonio Contes. /Telegrafi/

telegrafi sport app