LAJMI I FUNDIT:

Golden State dhe Boston Celtics regjistrojnë fitore

Golden State dhe Boston Celtics regjistrojnë fitore
Getty Images

Golden State Warriors kanë regjistruar fitoren e radhës në NBA, duke mposhtur Memphis Grizzlies me rezultat 106-94 në “Oracle Arena”.

Klay Thompson me 31 pikë dhe Stephen Curry që shtoi 21 pikë të tjera, ishin më të mirët për vendasit, që vazhdojnë të ndiejnë presionin e San Antonio Spurs për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Për Memphis spikati Conley me 29 pikë, gjashtë asistime dhe një top të kontrolluar nën tabelë. Grizzlies me këtë humbje të tretë radhazi rrezikojnë zonën ‘play off’.

Miami Heat shkoi deri +15 pikë avantazh në “TD Garden Arena” ndaj Boston Celtics, por në fund u dorëzua me rezultatin 112 – 108, falë formës së shkëlqyer të Isaiah Thomas, që shënoi 30 pikë në total. Crowder shtoi 25 pikë të tjera për Celtics, që janë shumë pranë vendin të parë në Konferencën e Lindjes, ku vazhdon të kryesojë Cleveland Cavaliers. Nga ana tjetër skuadra nga Florida mund të humbasë zonën ‘play off’ nëse në ndeshjet e mbetura nuk arrin të mbajë poshtë në renditje Chicago Bulls, transmeton SuperSport.

Indiana Pacers ndërkohë mposhti 107-94 Philadelphia 76-ers, për të forcuar pozitat në zonën ‘play-off’. Në këtë përballje nuk spikatën individualitetet, aq sa më miri për nga statistikat rezultoi Paul George me vetëm 21 pikë, tri asistime dhe tetë rikuperime.

Anthony Davis me 31 pikë, tri asistime dhe 15 topa të kontrolluar nën tabelë udhëhoqi New Orleans Pelicans në fitoren 90-115 në parketin e Dender Nuggets. Vendasit ruajtën disi ekuilibrat në periodën e parë, më pas kishte vetëm një skuadër mbi parket. Me këtë sukses Pelicans rritin shpresat për një vend në zonën ‘play-off’ në Konferencën e Perëndimit.

Pëson humbjen e 52-të gjatë sezonit të rregullt Los Angeles Lakers. Në “Staples Center” kalofornianët dështuan 81-97 ndaj Portland TrailBlazers, që ngjitet në vendin e tetë në Perëndim. Lillard fitoi duelin me Russell, edhe pse të dy shënuan nga 22 pikë. Ylli i Blazers dha gjithashtu pesë asistime dhe kontrolloi shtatë topa poshtë koshit.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori