LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli konfirmon krizën e Sigal Prishtinës, fiton thellë në kryeqytet

Golden Eagle Ylli konfirmon krizën e Sigal Prishtinës, fiton thellë në kryeqytet

Golden Eagle Ylli ka mundur Sigal Prishtinën në udhëtim me rezultat 70:87 (22:22, 16:22, 19:21, 13:22), në ndeshjen e mbetur të javës së katërt në Prince Caffe Superligë.

Në çerekun e parë u zhvillua lojë e barabartë me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin dhe kjo pjesë përfundon 22:22.


Mysafirët ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 16:22, për të shkuar në pushim me shifrat 38:44.

Edhe perioda e tretë u karakterizua si e baraspeshuar, me Prishtinën që mundohej të shkrijë epërsinë, por mysafirët e ruajtën atë, derisa e fituan këtë pjesë 19:21, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 57:65.

Mysafirët e thelluan edhe më shumë epërsinë në 10 minutat e fundit, 13:22, duke triumfuar në fund 70:87.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 23 pikë, 12 kërcime e pesë asistime, Arian Qallaku me 16 pikë dhe Edmond Azemi me 12 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 21 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, Cody John me 20 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Samir Zekiqi me 18 pikë e pesë kërcime.

Sigal Prishtina ka një fitore dhe tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli katër fitore dhe një humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori