LAJMI I FUNDIT:

Gold AG befason me vizitën e tij për fundvit, fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë

Gold AG befason me vizitën e tij për fundvit, fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë
Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft i angazhuar në periudhën festive të fundvitit.

Përkundër koncerteve e angazhimeve të shumta, ai ka gjetur kohë që në këtë periudhë të gëzojë disa prej fansave më të veçantë të tij.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, ka vizituar Qendrën Burimore “Përparimi”, në Prishtinë, duke gëzuar fëmijët e kësaj qendre me praninë e tij.

Ai ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet teksa këndon për fëmijët në ambientin e stolisur enkas për Vitin e Ri.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fëmijët shihen të lumtur dhe të hareshëm, duke kërcyer plot gëzim teksa pranë tyre gjendet reperi i njohur, që ishte befasia për këtë ditë.

“Në qendrën burimore “Përparimi” në Prishtinë, u kënaqa me fëmijët e kësaj qendre të cilët janë të sprovuar nga Zoti, por të dashur për gjithë ne. Ju dua fort”, kanë qenë fjalët e reperit në mbishkrimin e kësaj videoje.

Gold AG përndryshe është i njohur për veprimtarinë e tij bamirëse, duke qenë gjithnjë pran njerëzve në nevojë dhe atyre me nevoja të veçanta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori