Barcelona me shumë mund ka arritur të prek finalen e Kupës së Mbretit.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2-1 në Vincente Calderon, ndërsa e dyta në Camp Nou u mbyll baras 1-1. Barcelona kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.


Ndeshja nisi më mirë për Atlericon që kishte disa raste të mira, por Barcelona shkoi në pushim me një gol.

Ishe Luis Suarez që shënoi për 1-0 pas një topi të kthyer nga portieri Moya.

Në pjesën e dytë ndodhi gjithçka.

Barcelona mbeti fillimisht me 10 lojtarë, pasi  Sergi Roberto u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por edhe Carrasco kishte të njëjtin fat pas 10 minutash.

Atletico fitoi penallti në minutën e 80-të, por Kevin Gameiro nuk qëlloi cakun.

I njëjti hapi ndeshjen në minutën e 84-të.

Në fund edhe Luis Suarez u ndëshkua me kartonë të kuq.

Por deri në fund nuk pati gola dhe Barcelona preku finalen. /Telegrafi/

telegrafi sport app